SHBA-ja respekton vendimet e Kosovës

NënSekretari amerikan i Shtetit, Daniel Frid ka deklaruar se fakti që liderët kosovarë pranuan vendosjen e misionit Eulex, do të thotë se Kosova është e përgatitur të shkojë përpara më Europën. Frid thotë se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura në qendrimin e tyre për integritetin, sovranitetin dhe të ardhmen europiane të Kosovës. Sipas tij, është koha për t'i ndërprerë negociatat me Beogradin, dhe nevojitet që Eulex të shtrihet në të gjithë territorin e Kosovës. Ai shtoi se Kosova nuk do të ketë asnjë lloj imponimi dhe do të punojë me Eulex-in. "Jo gjithçka në planin e 6 pikave është e mirë, disa nga pikat janë të mira, por në vend që t'i imponohet Kosovës, çdo gjë që do të bëhet për vendosjen e misionit Eulex do të bëhet me kosovarët" thotë Frid.