Pakistan, shtatë të vdekur nga një shpërthim
Shpërthimi i një bombe shkaktoi vdekjen e të paktën shtatë personave dhe plagosjen e 40 të tjerëve, gjatë varrimit të një besimtari shiit në Dera Ismail Khan, qytet në veriperëndim të Pakistani, deklaruan burime mjekësore. Sulmi nxiti të shtëna dhe hapje zjarri edhe në pranë spitalit, ku u transportuan trupat e viktimave dhe të plagosurve dhe policia u detyrua të përdorte gazin lotsjellës për të vënë situatën në kontroll, njoftuan gazetarët e pranishëm në vendngjarje. "Kemi aktualisht në spital trupat e shtatë viktimave dhe 40 të pagosur", deklaroi Ashiq Saleem, shefi i spitalit më të madh shtetëror të qytetit. Dhuna fetare mes militantëve myslimanë sunitë dhe grupeve shiite është shumë e dukshme në Dera Ismail Khan, distrikt që ndodhet në kufi me zonën fisnore të Waziristan të Jugut, ku mbështetja për talebanët dhe al-Kaedën është e theksuar.