E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Kosova sa më parë anëtare e KiE-së

"Gjatë presidencës shqiptare të KiE-së do të kërkohet një bashkëpunim më i ngushtë mes Kosovës dhe KiE-së, me qëllim që shoqëria kosovare të përqafojë në mënyrën më të konsoliduar vlerat e rëndësishme të Këshillit të Evropës për bashkëjetesën dhe respektin ndaj minoriteteve", tha ai.

Deklaratat u bënë gjatë një  konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thobjorn Jagland, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë. 

"Gjithashtu me synojmë që të krijohet edhe një mundësi konkrete që institucionet në Kosovë të forcohen, duke pasur parasysh standardet dhe parimet më të larta demokratike që ka KiE", tha ai.  Sekretari i Përgjithshëm i KiE-së, Jagland ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri, një ditë pasi Shqipëria mori zyrtarisht presidencën e Këshillit të Evropës. Ai do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të vendit. /Start/

                                                                                             2012-05-24 12:23
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›