Qyteti i kriminelëve
_285973.jpg)
Kur kontrabanduesit e drogës të kenë pushuar dhe të kenë fjetur mjaft, ata marrin përsipër kontrollin në qytet. “Që nga ai moment, asnjë banorë që nuk ka veurë nuk guxon të del nga dera e shtëpisë. Njerëzit kanë frikë”, thotë prifti Hayvard Viggins. Prifti e di fare mirë se banorët nuk po e teprojnë. Dikur një qytet në lulëzim e sipër në New Jersey, ky vend në brigjet e lumit Delaware është shndërruar në ankth.
Camden, sipas të dhënave të policisë federative amerikane, FBI, konsiderohet si një prej qyteteve më kriminale dhe më të varfra në SHBA.
“Mirë se erdhët në qytetin më të varfër në Amerikë”, thotë Viggins. Ai me kishën e tij thuajse gjenden në ferr.
“Së shpejti do të fillojë”, parashikon ai. Më pas, në lagje fillojnë të lëvizin krijesa të errëta, me kokat e tyre të mbuluara me kapelat. Para një shtëpie, e cila pothuajse është shndërruar në gërmadhë, shitësit e drogës, në mesin e prostitutave, presin klientët e tyre.
Ndriçimi i rrugëve nuk funksionon më. Pothuajse se çdo e dyta shtëpi është e zbrazët.
“Kokainë, heroinë, seks, këtu mund të blesh çdo gjë”, thotë Viggins. “Çdo gjë, përpos punësim”, shton ai. Me një nivel të papunësisë prej 17 për qind, Camden është në krye të listes të qyteteve me papunësinë më të madhe në SHBA. Më shumë se gjysma e 80 mijë banorëve të qytetit jetojnë nën kufirin e varfërisë.
Pothuajse 40 për qind e banorëve të Camdenit jetojnë nga ndihmat që ju jep shteti për të blerë ushqim. “Që pesë vjet, numri i njerëzve në nevojë është shtuar për disa mijë”, shpjegon Viggins.
Për shkak të arkës së zbrazët, prefektja Dana Redd ka reduktuar dukshëm numrin e policëve dhe zjarrfikësve.
“Shitesit e drogës tani kanë filluar të bartin fanella me mbishkrimin, ‘Tani është koha jonë’. Ata janë më të shumtë në numër dhe janë të armatosur”, thotë Mary, një banore e Camdenit.
Në vitin 2011, në qytet janë regjistruar 49 viktima, që kanë pësuar nga armët e zjarrit. Një nga viktimat e para këtë vit ishte 20 vjeçarja Anjana Ëilliams. Një bandë sulmoi një restorant, në të cilin ajo kishte hyrë për të blerë ushqim. Një plumb e qëlloi atë në bark. “Njerëzit të cilët po i varrosi po janë gjithnjë e më të ri”, shpjegon Viggins i pikëlluar.
Por ky prift 54 vjeçar, i cili është rritur në Camden, nuk po heq dorë nga qyteti. Ai shpreson se qyteti do të lulëzojë sërish, siç e mban ai mend nga koha e fëmijërisë.
“Luanim pa frikë në park, ndërsa të pasurit dhe të varfrit jetonin pranë njëri-tjetrit”, rrëfen ai.
Firma Campbell atëbotë ishte punëdhënësi kryesor në qytet. Më pas, kjo firmë zhvendosi prodhimin në Texas.
Dyqanet filluan të mbyllen, ndërsa shtëpitë filluan të shiten me çmime tejet të lira. “Pamja e banorëve filloi të ndryshojë dhe qyteti u rrënua”, thotë Viggins.
Me projekte për ndërtimin e shtëpive dhe projekte për të rinj organizatat e ndryshme të kishave filluan të luftojnë për rrënimin e qytetit. “Por është vështirë që të rinjve t’iu ofrohet një shpresë për të ardhmen”, rrëfen Viggins.
Më pak se gjysma e të rinjve po e kryejnë shkollimin. “Shumica prej tyre dëshirojnë që me drogë të fitojnë shpejtë para”, rrëfen prifti.
Camdeni, tërheqin vërejtjen sociologët, është shembull për një trend në SHBA. Me thëllimin e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve, po thellohet edhe getoizimi i Amerikës, kështu së paku dëshmon një studim i Universitetit të Stanfordit.
Shumë qytete nuk janë këndellur nga kriza ekonomike. Gjithnjë e më shumë amerikanë kanë filluar të bëhen të pastrehë. Në shumë qytete të mëdha të Amerikës kanë filluar të ngritën qytete tenda.
“Ka shumë lagje të varfra në qytetet e mëdha të Amerikës. Por situata në Camden është shumë më e rëndë. Ne po përpiqemi që ta ndalim këtë trend. Por është kjo një përpjekje mjaft e vështirë”, nënvizon Viggins, por shton se ai nuk do të dorëzohet.