Korrektimi, Gjiknuri: PD të dalë me qëndrim zyrtar, e do apo jo

Partia Socialiste i bën thirrje publike Partisë Demokratike për të dalë me qëndrim zyrtar, nëse e do apo jo korrektimin e sistemit.
“Është koha që publikisht PD të deklarojë nëse i qëndron apo jo marrëveshjes, është apo s`është për korrektim zgjedhor, në mënyrë që ta bëjmë pjesë gjatë ditëve për shqyrtimin e reformës zgjedhore. Është koha që Shqipërisë ti japim një kod të mirë zgjedhor” –tha ai.
Në një prononcim për mediat bashkryetari socialist në Komisionin për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, deklaroi se opozita është e hapur për korrektimin e sistemit zgjedhor.
Sipas tij, PS është e qartë për barazinë e votës dhe kërkon që partitë e vogla të jenë pjesë e komisionit e të japin propozimet e tyre konkrete për reformën zgjedhore.