Sarkozy: Irani mund të përballet me sulme
Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, ka paralajmëruar sot Iranin për mundësinë e “sulmeve parandaluese” në objektet e tij bërthamore, në qoftë se regjimi aktual, mbetet pranë ambicieve në këtë fushë, por njëkohësisht ka pranuar se një operacion i tillë do të shkaktonte “krizë të madhe”.
“Ambiciet nukleare të Iranit po bëhen kërcënim gjithnjë e më i madh dhe kjo do të mund të rezultonte me sulm ndaj shënjestrave iraniane, gjë që do të shkaktonte krizë të madhe të cilën Franca nuk e dëshiron me asnjë çmim”, ka deklaruar Sarkozy, në konferencën vjetore të ambasadorëve në Francë.
Ai nuk ka përmendur shtetet të cilat do të mund të merrnin pjesë në këto sulme parandaluese.