E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schwarzenegger: Obama ka nevojë për muskuj

Ohio (Start)-Senatori republikan në Kalifornia, Arnold Schwarzenegger nuk ka nguruar të lidh “forcën” me programin e kandidatit demokrat, Barak Obama. “Duhet të stërvitësh më shumë programin tënd”, i është drejtuar ai Obamës duke i qëndruar pranë republikanit McCain. Schwarzenegger, në mitingun në Ohio ftoi barak Obamën që të jetë pjesë e programit fitness që ai organizon çdo vit për të mirëmbajtur trupin. “Obamës i duhet të bëjë diçka për të forcuar muskujt e këmbeve. Dua ti mësoj atij se di të ec. Më pas, do të merrem me muskujt e krahëve për të cilat kam menduar ushtrime të veçanta. Në këtë mënyrë, do të jetë edhe më i qartë në ato që flet”, ka thënë ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›