E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes Mark Felt, agjenti që zbuloi Watergate

Uashington - Eshtë ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare ish zyrtari i FBI-së, Mark Felt, që me rrëfimet e tij hodhi drite në zbulimin e skandalit Watergate. I identifikuar me nofkën "Gryka e Thellë", ka vdekur të enjten në moshën 95 vjeçare. Felt vendosi të publikojë sekretin, pasi nuk pranonte përpjekjet e administratës së Presidentit Nixon për të mos lejuar përfshirjen e FBI-së në hetimin e krimeve.

Vdekja e "Deep Throat”, kështu e kishte pseudonimin agjenti, u njoftua sot nga familjarët dhe me pas nga gazeta “New York Times”. Felt insistonte që identiteti i tij të mbetet sekret kur gazetës “Uashington Post” i dha disa informata për presidentin Riçard Nikson dhe bashkëpunëtorët e tij. Identiteti i agjentit nuk njihej prej 30 vjetesh dhe u zbulua vetem në vitin 1995, kur ai pranoi se ishte “Deep Throat”, burimi i dy gazetarëve të Washington Post, që zbuluan abuzimet në Shtëpinë e Bardhë.

Nikson dhe bashkëpunëtorët e tij spekulonin se Felt ishte burimi, i cili e ndërlidhi Shtëpinë e Bardhë me bastisjen e zyrave të Komitetit Kombëtar Demokratik në qershor 1972. Felt i mohoi akuzat, por më në fund i pranoi në maj të vitit 2005. Skandali i njohur si Uotergeit, çoi në dorëheqjen e presidentit Riçard Nikson.

Skandali i quajtur Watergate ishte ne fakt nje seri skandalesh qe perfshine politiken amerikane gjate presidences se Nixon, qe coi ne denimin e keshilltareve te tij me te afert dhe ne doreheqjen e presidentit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›