E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bagdati tronditet sërish sot nga një autobombë

Bagdat - Bagadati është tronditur sërish sot nga shpërthimi i një autobombe, i cili shkaktoi vdekjen e 8 personave dhe plagosjen e 14 të tjerëve. Ngjarja, e cila ndodhi në veriperëndim të Bagdatit, pason 7 sulmet e djeshme, në të cilat humbën jetën 37 njerëz.

Policia lokale deklaron se numri i viktimave nga ky atentat mund të rritet me kalimin e orëve. Sulmet po vazhdojnë akoma të marrin jetë njerëzish në Irak, megjithëse flitet që ka një rënie të tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›