E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bahrein akuza Iranit Nderhyn ne ceshtje te brendshme

Bahreini akuzon Iranin për ndërhyrje në punët e tij të brendshme. Mbretëria e përfshirë nga trazirat është shprehur e pakënaqur nga komentet që Irani ka dhënë në lidhje me to, duke i kujtuar Teheranit mospërshirjen e Bahreinit kur vetë vendi islamik përjetoi trazira të ngjashme.

Sipas autoriteteve në Bahrein, Irani duhet të rishikojë qëndrimin e tij. Komentet vijnë nga ministri i Jashtëm i Bahreinit, Khaled bin Ahmed al-Khalifa i cili, gjithashtu, theksoi se vendi i tij mbetet i angazhuar për dialog me opozitën, por edhe për rikthimin e sigurisë. Së fundmi, Bahreini ka ftuar trupa të huaja ushtarake për të siguruar qetësinë në vend.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›