Frika nga katastrofa gati te nise ftohja e reaktoreve

Në centralin atomik në Fukushima teknikët po punojnë pandërprerë për të evituar një katastrofë bërthamore. Firma menaxhuese e centralit Tepco njoftoi se ndërkohë është arritur të vendoset furnizimi me energji elektrike në impiantin e shkatërruar nga tërmeti, cunami dhe shpërthimet. Megjithatë ka ende punë për të bërë para se të fillojë ftohja e 6 reaktorëve. Përparimet e shënuara janë të pakta por po punohet pa rreshtur për të evituar shkrirjen bërthamore. Në këtë rast rrezatimi radioaktiv do të ishte vdekjeprurës.
Një javë pas tërmetit dhe cunamit shkatërrimtar në Japoni konsiderohen ende të zhdukur rreth 11 mijë e 370 njerëz. Sipas të dhënave të policisë deri tani janë nxjerrë nga gërmadhat rreth 7302 viktima. Ndërtimi i barakave dhe banesave të përkohshme për të mbijetuarit sipas njoftimeve po kryhet me shumë vështirësi. Për shkak se në shumë pjesë të vendit ndihet mungesa e karburanteve, furnizimi me materialin e nevojshëm ndërtimor bëhet shumë ngadalë. Për mijëra vetë mbijetesa në temperatuara disa gradë nën zero pa ushqim dhe ujë të pijshëm në kushte ekstreme mbetet sfida e përditshme.
E ndërsa lëkundje të forta janë regjistruar dhe mëngjesin e sotëm kryeministri Naoto Kan u përpoq t'u jap guxim bashkëatdhetarëve të tij. Pas Luftës së Dytë Botërore, Japonia është ngritur sërish në këmbë. Këtë do ta bëjmë edhe kësaj radhe", deklaroi ai në një fjalim televiziv.
Delina Bitraku