Masakrohet familja ekzekutohen babai dhe dy djemte

(UPDATE) Një vrasje makabër ka ndodhur sërish në qytetin e Elbasanit, Babai dhe dy djemtë e tij janë vrarë me plumba në kokë ndërsa ishin në gjumë dhe nusja e shtëpisë është plagosur rëndë, dhe është dërguar për ndërhyrje të specializuar në spitalin ushtarak të Tiranës. Në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm një person ende i paidentifikuar ka kapërcyer murin e shtëpisë të familjes Mahmutaj në lagjen "11 nëntori" të qytetit dhe ka vrarë me pistoletë me silenciator Emin Mahmutaj 80 vjeç si dhe djemtë e tij Xhelali 45 vjeç dhe Pëllumbi 38 vjeç.
Më pas është rikthyer në dhomën e gjumit dhe ka goditur sërish me plumb në kokë Myzejen Mahmutajn 43 vjece, e cila është në gjendje kritike për jetën. Grupe të specializuara të policisë së shtetit kanë mbërritur në banesën e familjes Mahmutaj për të marrë të dhënat në vendin e ngjarjes dhe ka vënë në dispozicion të personit që do të japë të dhëna për autorin e saj 50 mije dollarë. Ende nuk ka një pistë zyrtare për personin që kreu vrasjet e rënda, por mendohet që ato te kenë lidhje me vrasjen që para disa vitesh ka kryer njëri prej djemve të familjes Mahmutaj. Ngjarja makabër ka tronditur sërisht qytetarët e Elbasanit pas ngjarjes së një dite më parë kur një 27-vjecar vrau nënën dhe motrën e tij.
Besim Dybeli Azhornuar së fundi ( e shtunë , 19 mars 2011 )