E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bahrein njeh Kosovën si shtet të pavarur

Manama -Në listën e shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, është shtuar edhe Bahreini, duke shënuar kështu vendin e 60-të. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve të Bahreinit BNA, që ka transmetuar një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi.

Në deklaratë thuhet se duke marrë parasysh lidhjet kulturore dhe fetare në mes të popujve të të dy vendeve dhe respektit për dëshirën për pavarësi të popullit të Kosovës, Mbretëria e Bahreinit njofton se ajo njeh Republikën e Kosovës si shtet i pavarur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›