E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Hyseni në takimin e ministrave të Jashtëm

Prishtinë -Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni ka udhëtuar dje drejt Sllovenisë. Me ftesë të ministrit të Jashtëm të Republikës së Sllovenisë, Samuel Zbogar, ministri Hysenni do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të partneritetit rajonal dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet nesër në Bërdo të Sllovenisë.

Ministri Hyseni, në këtë takim pos për zhvillimet dhe progresin e Kosovës në të gjitha fuushat, do të flasë edhe për perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës. Nga vendet anëtare të partneritetit rajonal, në këtë takim do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të Austrisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë.

Po ashtu, gjatë qëndrimit të tij në Slloveni, pritet që ministri Hyseni të ketë takime të veçanta me disa nga ministrat e vendeve pjesëmarrëse në këtë takim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›