Josep Daul: Negociatatpër krizën dështuanS´ka zgjidhje në Tiranë
BRUKSEL- Një nga eurodeputetët ndërmjetësues të krizës politike në Shqipëri një ditë përpara vizitës së tij në Tiranë, deklaron se nuk ka shpresa të arrijë ndonjë marrëveshje midis qeverisë dhe opozitës. Sipas kreut të grupit të PPE në Parlamentin Europian, Josep Daul, vizita në Tiranë ishte e planifikuar, por nuk ka lidhje me negociatat e “dështuara”, për zgjidhjen e krizës politike.
“Së pari, vizita ime ishte parashikuar prej kohësh. Një vizitë në Ballkan, në Maqedoni dhe Shqipëri. Së dyti, së bashku me Martin Schultz jemi përpjekur që të negociojmë një zgjidhje për Shqipërinë, e cila dështoi javën e kaluar. Por kjo nuk me pengon që të vij në Tiranë për të takuar kryeministrin, të cilin e kam mik, dhe për të disktuar me të. Mos kujtoni se kam ndonjë iluzion! Nuk pres që nesër të gjej zgjidhjen e situatës. Nuk është kështu.”, - tha Daul në një intervistë për BBC-në.
Eurodeputeti Daul nuk ka nguruar të inkurajojë edhe njëherë politikën shqiptare, për të parë nga e ardhmja dhe jo nga e shkuara, por sipas komenteve të tij kjo duket si një ëndërr. “Po ju shfaq pikëpamjen time personale. Fatmirësisht, Shqipëria tashmë është një vend demokratik. Para një viti u zhvilluan zgjedhje dhe të tilla do të ketë përsëri pas katër vitesh. Ajo që kam për t’ju thënë udhëheqësve shqiptarë, edhe zotit Rama, është se në vend që të merremi me të shkuarën le të merremi me të ardhmen. Pas katër vitesh do të ketë përsëri zgjedhje. Kjo është demokracia”,- theksoi Daul
I pyetur se a prek kriza procesin e liberalizimit të vizave Daul shprehet se nuk mund të flaës në emër të PE,por se mendon që: “Nuk do të ndalim procesin e vizave për arsye se nuk ka një marrëveshje politike në vend. Ne jemi përpjekur. Pati një grevë urie, opozita nuk ishte në parlament, tani ajo është atje. Ne jemi përpjekur dhe shpresoj se do të vazhdojmë të negociojmë. Unë në këtë drejtim do të përpiqem.
(m.a/BalkanWeb)