Bajaziti: Kosova të përfshihet në liberalizimin e vizave
Ministri kosovar e bëri këtë kërkesë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të ministrave të Brendshëm të rajonit të Ballkanit, në përfundim të punimeve të Konferencës së shtatë Ministrore mbi Bashkëpunimin në Fushën e Sigurisë së Kufijve në Europën Juglindore, e zhvilluar për dy ditë në Tiranë, me pjesëmarrjen e ministrave të Brendshem te vendeve të rajonit.