Ekspertët: Kushtetuta maqedonase duhet të ndryshojë
Iniciativa e ngritur pak më parë nga partia e kryeministrit Gruevskit, nëpërmjet Ministrit të Punëve të Jashtme, Antonio Milloshovski, gjen mbështetje edhe tek ekspertët, të cilët vlerësojnë se Kushtetuta duhet të ndryshojë e gjitha, dhe jo vetëm në pjesën që lidhet me Gjykatën Kushtetuese dhe Këshillin Gjyqësor.
Eksperti i çështjeve juridike, Osman Kadriu mendon se ka ardhur koha për tu ndryshuar Kushtetuta e Maqedonisë. “Kaluan 20 vjet dhe ka ardhur koha për të pas një kushtetutë të re”, thotë Kadriu për të përditshmen “Lajm”, i bindur se ajo në asnjë mënyrë nuk mund të jetë më e keqe se Kushtetuta ekzistuese.
Sa i përket trajtimit të shqiptarëve në Kushtetutë, Kadriu thotë se mund të ndodhë të mos pranohet ndonjë kërkesë, por kurrsesi nuk mund të ndodhë që kushtetuta e re të jetë më e keqe se ekzistuesja. “Në Kushtetutën e 74-ës thuhet se gjuha shqipe është e barabartë me gjuhën maqedonase ose gjuha maqedonase është e barabartë me gjuhën shqipe, edhe shkrimi i saj. Ju lutem kjo dispozitë nuk ekziston tash në Kushtetutë. Ne tash flasim për gjuhën shqipe, është apo s’është gjuhë zyrtare. U soll ligji, i cili ka plot mangësi, edhe përsëri nuk mund të flasim se gjuha shqipe është e garantuar si gjuhë zyrtare në shtet”, thotë Kadriu, duke shtuar se ka pjesë të ndryshme, ku ka nevojë për intervenime.
“Do të ishte e udhës që të mendohet krejtësisht për Kushtetutë të re”, theksoi Kadriu. Ai sqaron se në tryezën e mbajtur të enjten për ndryshimin e Kushtetueses në pjesën lidhur me Gjykatën Kushtetuese, ekspertët pjesëmarrës kanë qenë të mendimit se kushtetuta duhet të ndryshojë, sidomos në këtë pjesë.
“Së pari kemi shumë çështje që janë konstitutive për Gjykatën Kushtetuese, ku deri tash s’kemi pas ligj për Gjykatën Kushtetuese dhe këta çështje u lejuan që kushtetuesja ti rregullojë vetë me rregulloren e saj. Së dyti, imuniteti i gjyqtarëve garantohet, mbrohet dhe sigurohet nga vetë gjykata, gjë që nuk është në rregull”, sqaron Kadriu.
Sipas tij, së pari duhet të ketë ndryshim me një amendament të veçantë gjithëpërfshirës dhe veç kësaj, duhet të miratohet një ligj i veçantë për Gjykatën kushtetuese.
Ndërkohë, opozita maqedonaseështë kundra ndryshimeve të Kushtetutës.