E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara Gruevski-Cërvenkovsk se cili ishte më antishqiptar

Partia VMRO-DPMNE e cila udhëhiqet nga kryeministri aktual, Nikolla Gruevski, akuzon partinë tjetër rivale LSDM-në për incidentin në Bit Pazar, në vitin 1993, ku sipas VMRO-DPMNE-së u ushtrua dhunë brutale ndaj shqiptarëve.

Sipas partisë së Gruevskit prej asaj periudhe ka filluar rrënimi i marrëdhënieve ndëretnike në vend.
Ndërkaq, nga partia e Cërvenkovskit, thonë se incidenti i Bit Pazarit nuk është asgjë nëse krahasohet me luftën e 2001-it dhe viktimat e rëna gjatë asaj periudhe.

“Sa do që Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja të mundohen të futin në konfuzion opinionin me transmetimin e spoteve nga e kaluara, mbrëmë Gjorçe Petrovin, sot Bit Pazarin e nesër ndoshta Kuklishin, ajo nuk është asgjë në krahasim me vetëm një shembull, Konfliktin e vitit 2001, Qeverinë e Lubço Georgievskit, dorën e djathtë e tij, Nikolla Gruevskin, viktimat në civilë, personat e zhvendosur, skenarët për ndarje të Maqedonisë, ide prej të cilave Gruevski asnjëherë nuk hoqi dorë”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Emilijan Stankoviç, njofton Ina.

Më 4 shtator 1992, në vendin e ashtuquajtur në Bit Pazar, policia maqedonase u përlesh me qytetarët e pafajshëm të nacionalitetit shqiptar dhe rrezikoi jetën e tyre dhe integritetin fizik. Prapavija e ngjarjeve të Bit Pazarit nuk u ndriçua asnjëherë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›