E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon: Të ndalet fluksi i azilkërkuesve

Kjo lidhet me lajmet e fundit për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga këto vende në Belgjikë dhe Gjermani.

“Kërkoj nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin përgjegjësinë jo vetëm për të përmbushur kriteret, por dhe t’i dërgojnë njerëzve një mesazh të qartë rreth asaj se çfarë do të thotë realisht liberalizimi i vizave.

Politikanët duhet të ndalojnë menjëherë fluksin e emigrantëve të rinj që kërkojnë strehim në vendet e BE-së”, ka thënë Fajon.

Deklarata e saj vjen në kohën kur ka pasur rritje të numrit të kërkesave për strehim politik në vendet e BE-së nga banorët e Serbisë dhe Maqedonisë. Nga dhjetori i kaluar banorëve të këtyre vendeve iu hoqën vizat për vendet e zonës Shengen.

“Ajo çfarë ka ndodhur me strehimkërkuesit nga Maqedonia e Serbia, në asnjë mënyrë nuk duhet të dëmtojë liberalizimin e vizave këtë vit për Shqipërinë dhe Bosnjën”, përfundon deklarata e europarlamentares sllovene.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›