E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajden Doreheqja e presidentit Mubarak nje moment i rendesise se vecante ne histori

Nen presidenti amerikan Xho Bajden tha se doreheqja e presidentit egjiptian Hosni Mubarak eshte nje moment i rendesise se vecante ne histori.

Ai i beri komentet ne Kentaki para fjalimit te pritshem te presidentit Obama ne Uashington.

Zoti Bajden tha se Shtetet e Bashkuara kane thene qe nga fillimi i trazirave politike se e ardhmja e Egjiptit do te vendoset nga populli egjiptian.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara u kane qendruar parimeve baze gjate kryengritjes duke perfshire mospranimin e dhunes nga demonstruesit dhe thirrjet per respektimin e te drejtave te egjiptianeve. Ai tha se Shtetet e Bashkuara kane bere thirrje gjithashtu qe tranzicioni politik ne Egjipt te jete nje ndryshim i pakthyeshem dhe nje rruge e negociuar drejt demokracise.

Zoti Bajden shtoi se demokratet dhe republikanet kane folur njezeri per kete ceshtje dhe tha se bashkimi do te jete edhe me i rendesishem ne ditet qe do te vijne.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›