E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshime mes kryengritjes ne Egjipt dhe revolucioneve te viteve 90 ne Evropen Lindore

Ekspertet dhe mediat e kane krahasuar kryengritjen ne Egjipt dhe ate ne Tunizi me revolucionet ne Evropen Lindore ne fund te viteve 80 dhe fillimin e viteve 90.

Nje krahasim i tille behet disi i parezistueshem edhe sepse pamjet e njerezve ne shesh te sjellin nder mend ato vite por edhe sepse duke bere krahasime duket sikur te jep mundesi qe te besh parashikime. Por korrepsondenti diplomatik te Zerit te Amerikes Andre de Nesnera i cili hapi zyren e Zerit te Amerikes ne Moske ne vitet 89-90 dhe mbulonte Evropen Lindore thote se eshte e lehte te besh analiza dhe analogji historike por ato disa here jane shume te veshtira per tu provuar.

Une nuk shoh ndonje ngjashmeri per arsyen e thjeshte se renia e Murit te Berlinit ishte para se gjithash ceshtje ideologjie Lindje perballe Perendimit komunizem perballe kapitalizmit. Pra revolucioni atje rrezoi nje sistem te tere dhe shperberi nje vend Bashkimin Sovjetik. Pra nuk mund te krahasohet ajo qe ndodhi ne Egjipt me renien e Murit te Berlinit.

Zoti de Nesnera e pranon se ngjashmerite mund te kene te bejne me faktin qe ne shume raste ne Evropen Lindore kishte udheheqes despote me nje stil kontrolli me dore te hekurt si Presidenti Mubarak.

Po aspiratat jane te njejta Njerezit duan demokraci duan nje ekonomi funksionale duan vende pune. Por i duhet hedhur nje veshtrim secilit vend si Tunizise Jordanise Arabise Saudite apo Egjiptit. Te gjithe kane despote ne krye por secili prej tyre ka nje koncept te ndryshem. Kemi popuj qe duan demokraci por nuk kemi nje sistem te tere apo nje sere vendesh ku sistemet rane per kete arsye.

De Nesnera thote se persa i takon krahasimeve qe behen rreziku eshte se mund te jete shume e lehte qe te besh paralelizma ne nje kohe kur media dhe publiku kerkojne nje analize te menjehereshme kur cikli i lajmeve eshte i panderprere kur komentatoret duan te hedhin ide ne televizion apo te zgjerojne kendveshtrimin e tyre.

Nje nga ndryshimet qe vihen re eshte se popujt e Evropes Lindore i kishin syte tek Shtetet e Bashkuara dhe i shihnin ato si kampione te demokracise ne ne vitet 90 ndersa egjiptianet i kane pare reagimet amerikane me nje doze skepticizmi. Zoti De Nesnera ia atribion kete ndryshimeve te shpeshta ne qendrimin amerikan qe kur filluan protestat ne Egjipt ne fund te janarit.

Nga njera ane ke nje person qe megjithese autoritar dhe qe mbajti ne kontroll vendin per 30 vjet ishte nje aleat i palekundshem i Shteteve te Bashkuara. Nga ana tjeter kemi levizjen per liri dhe demokraci qe do qe ta permbyse Mubarakun. shte e veshtire por duhet marre nje vendim.

Zotin de Nesnera tha gjithashtu se pozicioni amerikan ishte te linte popullin egjiptian te vendoste. shte e qarte tashme qe vendimi i popullit egjiptian u cua deri ne fund me doreheqjen e Mubarakut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›