E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA siguron teresine territoriale

Arton Konushevci

Analistet politike ne Kosove vleresojne se permes fjalimit ne Kuvendin e Kosoves, nenpresidenti amerikan, Xho Bajden, ka percuar mesazhin se Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te vazhdojne perkushtimin per Republiken e Kosoves.

Analistet per ceshtje politike, fjalimin e nenpresidentit amerikan, Xho Bajden, ne Kuvendin e Kosoves, e kane konsideruar si shume te rendesishem, qe percoi mesazhin se SHBA-te do t'i qendrojne prane Kosoves. Analisti Ramush Tahiri thote se me fjalen e tij, Bajden ka konfirmuar edhe nje here mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per Kosoven. "Eshte nje fjalim shume i mire. Eshte fjalim tradicional i lidereve te SHBA-se. Eshte nje fjalim perkrahes per rrugen e deritashme te Kosoves dhe gjithashtu eshte nje fjalim qe shpreh synimin e SHBA-ve qe do t'i gjenden krahe popullit te Kosoves dhe rruges drejt integrimeve ne Bashkimin Evropian", tha Tahiri.

Analisti tjeter, Driton Lajci, pohon se fjalimi i z. Bajden kishte mesazhe te qarta per popullin e Kosoves. "Ai e konfirmoi ate qe Qeveria amerikane e ka bere publike - qe pavaresia e Kosoves eshte e pa kthyeshme. Gjithashtu, ai e shpalosi edhe nje detaj te komunikimit me presidentin serb, te cilit i eshte thene mesazhi qe Kosova do te jete nje dhe e tere dhe nuk do te lejojne ndarjen e Kosoves. Gjithashtu, ai e rikonfirmoi qe SHBA-te do t'u lene juve qe ju t'i kryeni detyrat e shtepise, sepse ata vec e kane shpalosur se cili eshte vizioni, cila eshte harta rrugore neper te cilen duhet te ece Kosova drejt integrimeve dhe do ta kene perkrahjen e SHBA-ve", tha Lajci.

Ramush Tahiri konsideron se nenpresidenti amerikan, Xho Bajden, u ka bere me dije institucioneve te Kosoves se puna e tyre po vezhgohet nga te tjeret. Pavaresisht kesaj, ai thote se fjalimi i nenpresidentit nuk ishte ne asnje rast kritikues. "Mesazhi kryesor ishte i thjeshte - vazhdoni kete rruge qe jeni duke punuar deri tash shume mire, do ta keni perkrahjen e SHBA-ve, dhe realizoni endrren tuaj qe edhe nese grindeni perballe veshtiresive, ju inkurajojme qe ju te keni besim ne vetvete dhe te keni besim ne miqte nderkombetare, qe do t'i realizoni qellimet e juaja", tha Tahiri. Zoti Bajden, ne fjalen e tij ne Kuvendin e Republikes se Kosoves, ka perkrahur mbeshtetjen per ruajtjen e teresise territoriale. Ai gjithashtu ka perkrahur edhe krijimin e nje shoqerie shumekombeshe. Per kete, analisti politik, Lajci, thote: "Gjithashtu e potencoi rendesine qe duhet te kene institucionet e Kosoves qe te krijojne struktura, institucione multietnike, ku do te perfshihen serbet dhe komunitetet tjera", tha ai. Ne Kosove, sikurse perfaqesuesit e institucioneve te Kosoves, ashtu edhe analistet politike, viziten e nenpresidentit te Shteteve te Bashkuara, Xho Bajden, e vleresuan si historike.

RFE


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›