E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajden: SHBA-Iraku, në një shkallë të re të marrëdhënieve

Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhoe Bajden, tha se vendi i tij dhe Iraku po hyjnë në “një shkallë të re të marrëdhënieve strategjike”, derisa trupat amerikane po përgatiten të tërhiqen nga Iraku, deri në fund të këtij viti.

Këto komente zoti Bajden i bëri sot pas takimit me kryeministrin e Irakut, Nuri al-Maliki, në Bagdad, një ditë pas vizitës së papritur në kryeqytetin e Irakut.

Zyrtari i lartë amerikan është takuar edhe me presidentin Xhalal Talabani, dhe kryesuesin e parlamentit, Osama al-Nujaifi.

Gjatë këtij viti Uashigntoni dhe Bagdadi dështuan të arrijnë marrëveshje për mbajtjen e një pranie të vogël ushtarake amerikane në Irak, gjatë vitit të ardhshëm, kështu që aktualisht, të gjithë ushtarët e Shteteve të Bashkuara, duhet të largohen nga ky vend, deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Momentalisht në Irak gjenden rreth 13 mijë ushtarë, ndërsa gjatë prezencës së plotë ishin plot 170 mijë pjesëtarë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›