SHBA: Arrestohen 200 protestues në Los Anxhelos

Policia e Los Anxhelosit ka arrestuar rreth 200 protestues të Lëvizjes Okupimi përgjatë ditës së sotme në një park përreth Bashkisë së qytetit të cilët kanë refuzuar të largohen. Ndërhyrje e ngjashme është bërë edhe në qytetin Filadelfia, ku janë arrestuar 50 vetë.
Policia në Los Anxhelos dhe në Filadelfi ka hyrë në kampet e protestuesve Okupimi, duke thënë se hapësirat ishin shndërruar në rrezik për shëndet dhe se i kanë shkatërruar bizneset lokale.
Lëvizja Okupimi ishte formuar në shenjë proteste kundër asaj që demonstruesit thonë se është sistem i korruptuar financiar dhe kundër pabarazisë ekonomike.