E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, barazpeshimi i bilancit sanksionohet në Kushtetutë

Dhoma e Ulët e parlamentit italian kaloi një amendim ku sanksionohet në Kushtetutën vendase parimi i barazpeshimit të bilancit.

Propozimi u miratua me 464 vota pro, ndërsa 11 deputetë zgjodhën të abstenonin. Italia ndodhet në në krizë të thellë borxhi dhe sanksionimi në kushtetutë i barazimit të bilancit financiar shihet si një zgjidhje për të shmangur abuzimet financiare të pushtetit me fondet publike në të ardhmen.

Megjithatë, për t`u shndërruar në një nga normat bazë në Itali, propozimi duhet të kalojë edhe në Senatin italian. Kreu i Senatit, Renato Schifani njoftoi se votimi do të bëhet para Krishtlindjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›