Pirker: Detyra e KFOR-it, të vendosë lirinë e lëvizjes

Komandanti i batalionit gjermano-austriak në pjesën veriore të Kosovës, nënkoloneli Franc Pirker, ka deklaruar se situata në terren vazhdon të jetë e tensionuar, dhe se nuk mund të përjashtohet një përshkallëzim i dhunës.
Në një deklaratë telefonike për agjencinë austriake APA, ai ka theksuar se momentalisht situata është e qetë, por serbët vazhdojnë të jenë present me barrikada.
Sipas tij ushtarët e KFOR-it, gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme kanë për detyrë ta vendosin lirinë e lëvizjes, nuk mund të përjashtohet përshkallëzimi i ri i dhunës.
Nënkoloneli Pirker ka thënë se të shtënat nga armët e zjarrit, ditën e hënë, u bënë nga banorët lokalë. “Hapja e qëllimshme e zjarrit kundër njerëzve ishte e veçanta e konflikteve të tashme, pasi këtë deri tani nuk e kemi pasur”, ka thënë Pirker, raporton RFE.
Duke sjellë në vëmendje se ushtarët e KFOR-it janë të gatshëm, që të përgjigjen ndaj dhunës dhe se kanë leje qëpër tu vetëmbrojtur të përdorin municion luftarak, Pirker tha se e ka “një bindje ” se as palës serbe nuk i leverdis përshkallëzimi i dhunës, dhe se sipas tij, edhe ajo dëshiron ta pengojë përdorimin e armëve të zjarrit.