E Diel, 1 Nëntor 2026

Me investimet e bëra, Pogradeci do shndërrohet kёtё vit, nё qendrën turistike më të preferuar të vendit

Kryeministri Berisha inauguron impiantin e trajtimit tё ujërave tё përdorura nё Pogradec, investim i qeverisë gjermane, me njё grand rreth 10 milion euro

TIRANE - Kryeministri Berisha mori pjesё dje nё ceremoninë e inaugurimit tё impiantit tё trajtimit tё ujërave tё përdorura nё Pogradec, i realizuar me njё fond grand tё qeverisë gjermane, nёpёrmjet bankёs KfW dhe bashkёfinancim tё qeverisё shqiptare, me vlerё rreth 10 milion euro. Ky investim tepёr i rёndёsishёm pёr kёtё qytet, i cili kap shifrat e 20 milionë eurove, ёshtё faza e parё e njё prej komponentëve tё projektit “Mbrojtja mjedisore e liqenit tё Ohrit”.
Projekti i realizuar mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane i jep fund kështu problemit të kahershëm që kishte liqeni i Ohrit, atë të ujërave të ndotura. Me zgjidhjen e këtij problemi pritet që qyteti i Pogradecit të vizitohet këtë vit nga qindra turistë. Në ceremoninë e inaugurimit, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë Bernd Borchard.
Kryeministri Berisha e konsideroi kёtё investim tepёr tё rёndёsishёm pёr mbrojtjen mjedisore tё liqenit të Ohrit dhe së bashku me projekte të tjera qё kanё përfunduar apo pritet tё pёrfundojnё, do ta shndёrrojnё Pogradecin nё njё qendёr tё rёndёsishme turistike tё vendit.
Gjatë fjalës së tij Kryeministri Berisha u shpreh se “Autostrada Korçё - Qafё Plloçë ka përfunduar dhe do ta inaugurojmë, këto ditë. Autostrada nga njёra anё, impianti i përpunimit tё ujёrave, kanalizimet dhe kolektori e shndёrrojnё Pogradecin kёtё vit, nё qendrёn turistike mё tё preferuar tё vendit. Unё kam  bindje se dyndja e turistёve, kёtё vit do tё jetё mё e madhe se kurrё nё historinё e kёtij qyteti. Duke mbrotjur liqenin, ne kemi mbrojtur jetёn e qytetarёve tanё, kemi mbrotjur speciet unike, tё rralla qё rriten nё kёtё liqen,” u shpreh Kryeministri.
Kryeministri Berisha e konsideroi këtë si një vepër jashtëzakonisht tё rёndёsishme jo vetёm pёr Pogradecin, por pёr tё gjithё miqtё e Pogradecit, pёr tё gjithё shqiptarёt.
Duke falenderuar ambasadorin gjerman për këtë investim të jashtëzakonshëm, Kryeministri Berisha tha se “dua tё shpreh mirёnjohjen mё tё thellё pёr kёtё projekt tё mrekullueshёm prej rreth 10 milion euro, qё ёshtё njё nga projektet e 860 milion eurove, qё kombi dhe qeveria juaj mike u ka dhёnё shqiptarёve, gjatё kёtyre viteve. Ashtu siç edhe e theksuat, ky ёshtё kalim nga njё sukses nё njё tjetёr sukses. Mё mirё se kushdo tjetёr, kёtё e faktojnё projektet e Pogradecit, ku, sё bashku, kemi inauguruar ujёsjellёsin qё furnizon me ujё 24 orё kёtё qytet, sё bashku inauguruam kolektorin e madh qё mbron përfundimisht liqenin e Ohrit, sё bashku po inaugurojmё impiantin e pёrpunimit tё ujёrave tё ndotura, njё projekt jetik pёr mjedisin e liqenit. E vёrteta ёshtё se kёto janё njё zinxhir suksesesh tё projekteve tё qeverisё suaj, pёr tё cilёn ne kemi mirёnjohjen mё tё madhe”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Kryeministri Berisha përcoi një tjetër falenderim për qeverinë gjermane dhe Kancelaren Merkel, “pёr vendosmёrinё e saj pёr tё shtuar, nё pёrputhje me premtimin qё mё bёri nё tetorin e shkuar, ndihmat pёr Shqipёrinё, pas vlerёsimit tё saj tё madh tё reformave tё vendit tonё”.
Duke folur për për problemin e ndotjes së ujrave që kishte liqeni i Pogradecit, Kryeministri Berisha tha se “Kjo bukuri natyrore mahnitёse dhe pasuri natyrore pёrrallore ndjehej e lёnduar pёr shkak tё ujёrave qё shkarkoheshin dhe ndotnin ujёrat e tij, por kjo mori fund me kёtё impiant e kolektorin”.
Tashmë që ky problem u zgjidh, Kryeministri erisha tha se “Me kёto investime tё mёdha dhe modestisht tё qeverisё shqiptare, faktikisht, ne ndryshuam liqenin njё herё e pёrgjithmonё. Ne i rikthyem atij pastёrtinё qё i ka dhёnё vetё natyra”.
Duke iu drejtuar qytetarëve të pogradecit, Kryeministri Berisha foli për një tjetër investim që do të përfshijë këtë qytet.
“Sё shpejti fillon faza e dytё e kanalizimeve nё tёrё qytetin, edhe ky njё projekt kryesisht i qeverisё gjermane, sё bashku me qeverinё shqiptare. Qyteti, nga ana tjetёr, ёshtё pasuruar me ndёrtime tё mrekullueshme tё reja. Pogradeci ёshtё njё nga qytetet qё ecёn me shpejtёsi drejt modernitetit dhe me shpejtёsi po fiton pamjen europiane”, tha Kryeministri Berisha.
“Qeveria ёshtё e vendosur tё vazhdojё tё investojё pёr tё pёrmbushur interesat tuaja. Ne jemi dhe do tё mbetemi qeveria e interesave tё qytetarёve”, tha Berisha.
Duke u ndalur tek interesat e qytetarëve, Kryeministri Berisha tha se “Interesat tuaja janё rrugё tё asfaltuara dhe unё ju garantoj se nё kёto zona dhe nё mbarё Shqipёrinё nuk do tё mbetet metёr rrugё e paasfaltuar. Interesat tuaja janё ujё tё pijshёm dhe unё ju siguroj se gjatё mandatit tё dytё çdo shtёpi, nё Shqipёri, do tё ketё ujё brenda saj. Interesat tuaja janё kanalizimet, shkolla moderne pёr fёmijёt tuaj. Ne jemi tё vendosur qё çdo fshat tё kёtij vendi ta shndёrrojmё nё njё lagje tё vogёl qyteti, nё mёnyrё qё ju tё pёrmbushni detyrimet ndaj familjeve tuaja dhe tё keni edhe lehtёsirat e nevojshme infrastrukturore qё ju i meritoni”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Kryeministri Berisha nënvizoi faktin se ndër këto 4 vjet qeveria ka operuar mbi interesat e qytetarëve shqiptarë.
“Kemi dyfishuar pagat e ulёta, pensionet e fermerёve, pagat e arsimtarёve, tё infermierёve, tё mjekёve. Ky ёshtё njё standard europian dhe me kёtё ia kemi dalё tё lёmё mbrapa dy vende anёtare tё BE-sё, tё barazohemi me dy-tre tё tjera dhe ju garantoj se nё mandatin e dytё, do tё arrijmё edhe dy-tre vende tё tjera, shumё herё mё tё zhvilluara se ne”, theksoi Kryeministri Berisha.
Kreu i qeverisë u ndal në një tjetër sfidë që e pret vendin, në zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, sipas standarteve të kërkuara nga Bashkimi Europian.
“Ne po ecim drejt zgjedhjeve dhe kjo ёshtё njё provё e shkёlqyer e detyrimit tonё ndaj votёs sё lirё. Kjo ёshtё njё provё, nё tё cilёn ne duhet tё faktojmё vendosmёrinё e njёri-tjetrit pёr tё respektur votёn e lirё”.
Zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Kryeministri Berisha e konsideroi dhe si një gurë prove, lidhur me aspiratën që vendi ka për një antarësim të shpejtë në Bashkimin europian.
“Kjo ёshtё njё provё qё ne duhet t’u faktojmё qytetarёve tё 28 vendeve anёtare tё NATO-s, qytetarёve tё 27 vendeve anёtare tё BE-sё, tё cilёt, nё mirёbesim tё plotё, nё vlerёsim pёr reformat tona, firmosёn mbi Marrёveshjen me Shqipёrinё, pranuan Shqipёrinё anёtare tё NATO-s, pranuan kёrkesёn pёr statusin e kandidatit”, tha Kreu i Qeverisë. Kryeministri Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të pajisen me letërnjoftime elektronike, në mënyrë që zgjedhjet të zhvillohen sipas standarteve të kërkuara nga ndërkombëtarët. “Ndaj le tё pajisemi tё gjithё me letёrnjoftimet e reja, tё bёjmё çdo pёrpjekje, pёr tё dhёnё çdo kontribut qё zgjedhjet e ardhshme tё jenё mё tё mirat e mё tё lirat nё historinё e kёtij vendi, tё jenё zgjedhje tё standardeve europiane”, tha Kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›