E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajden:SHBA nuk do ta braktis Afganistanin

Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, tha se vendi i tij nuk do të tërhiqet nga Afganistani më 2014, nëse afganët nuk duan që Shtetet e Bashkuara t`i largojnë trupat e tyre.

Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin Hamid Karzai në Kabul.

Bajden ka takuar tashmë edhe komandantin e trupave ndërkombëtare në Afganistan, gjeneralin Dejvid Petreus, dhe ambasadorin e SHBA-ve, Karl Eikenberi.

Zëvendëspresidenti Bajden ka arritur në Kabul të hënën, për një vizitë të paparalajmëruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›