E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, alarm i ri për dioksinën

Niveli i dioksinës tek derrat është shndërruar në një shqetësim të madh në Gjermani, pas një zbulimi të bërë në mishin e tyre, në një fermë në Saksoninë e Jugut.

Lajmin e njoftoi rreth mesditës Ministri i Agrikultutës së Landit, Gert Hahne, i cili shtoi se me qindra derra janë vrarë dhe groposur tashmë, si masë parandaluese.

Ministria shtoi se janë 330 fermat e mbyllura, nga më shumë se 4 mijë të bllokuara, që kur u përhap alarmit i vezëve të ndotura me dioksinë, në fillimin e muajit.

Ndërkohë, shqetësimi është përhapur edhe në vende si Holanda, Danimarka apo Franca, ku vezët apo mishi i ndotur me dioksinë janë eksportuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›