Finalja, mijëra tifozë mbushin rrugët e Madridit
MADRID- Mijëra fansë të Bajernit dhe të Interit kanë mbushur rrugët dhe sheshet kryesore të Madridit në prag të finales së shtunës në Santiago Bernabeu. Autoritetet spanjolle kanë urdhëruar ndalimin e alkoolit në zonat pranë stadiumit ku do të luhet ndeshja, ndërkohë që masat e sigurisë të marra nga policia janë tepër të larta.
Të 80 mijë biletat për ndeshjen finale janë shitur të gjitha, ndërsa në Bernabeu do të jenë 20 mijë tifozë të Interit dhe 20 mijë të Bajernit. Fansat kanë nisur udhëtimin e tyre për në Madrid që në fillim të javës, duke shpresuar që skuadra e tyre të fitojë trofeun më të rëndësishëm europian për klube. Finalja mes Bajernit të Mynihut dhe Interit është e para në historinë e Ligës së Kampioneve që luhet ditën e shtunë dhe qëllimi ka qenë për t’u dhënë një shans më shumë tifozëve që të mos mungojnë në këtë eveniment.
Por, kjo ndeshje është edhe një betejë mes Gjermanisë dhe Italisë për numrin e skuadrave në Champions League. Në rast se Interi nuk arrin të fitojë përpara se të shkohet te penalltitë, atëherë në sezonin 2011-2012, Italia do të ketë tre skuadra në Champions dhe Gjermania katër, në bazë të koeficentëve të llogaritur nga UEFA. Për tifozët e Interit sfida e shtunës është më e veçantë, pasi ata kanë 38 vjet që nuk shkojnë në finale, ndërkohë që bavarezët e kanë fituar Championsin e fundit në vitin 2001, në finalen e luajtur në San Siro përballë Valencias.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)