Bajern Mynih kërkon Altin Lalën

Altin Lala
Altin Lala në fund të sezonit do të jetë një lojtarë i lirë pasi i përfundon kontrata me ekipin aktual të Hanoverit.
Lojtari i kombëtares shqiptare sipas tabloidit gjerman Bild pritet të nënshkruaj për ekipin e Bajernit të Mynihut.
36-vjeçari po kërkohet nga ekipi bavarez për të luajtur për ekipin rezervë, që është pjesë e ligës së katërt në sistemin e ligave të futbollit gjerman (Regionalliga Sud).
Sipas Bild, propozimi është bërë nga rekrutuesi i talenteve Michael Tarnat, i cili ka luajtur me Lalën për pesë vite tek ekipi i Hanoverit.
Lala, numëron 78 përfaqësime me kombëtare dhe luan për ekipin gjerman të Hanoverit që prej vitit 1998. /F.S/