E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajern Mynih, rikthehet Roben

Sipas asaj që raportojnë mediat gjermne, Arjen Roben është riaftësuar në kohë rekord dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Luis Van Gal për ndeshjen e Bundesligës ndaj Freiburgut në fundjavë.

Në fakt, sipas parashikimeve të bëra nga mjekët e klubit gjerman mbi afatet e rikthimit të mesfushorit, u tha se do të duhej të vinte fillimi i nëntorit që Roben t’i rikthehej fushës.

Por mesa duket, hollandezi ka provuar (me shkses) një riaftësim më të shpejtë, në mënyrë që të japë kontributin e tij për skuadrën në këtë moment të vështirë.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›