E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajern-Real, historia favorizon gjermanët

Hose Murinjo

Bajerni Mynih shkon në përballjen me Real Madrid i favorizuar nga historia. Ekipi gjerman ka tetë fitore ndërsa Reali gjashtë në 18 takime mes tyre. Në takimet e luajtura në Allianz Arena bavarezët kanë fituar tetë dhe kanë barazuar vetëm një herë ndërsa shijen e humbjes nuk e kanë provuar ende.

Ekipet janë takuar katër herë në gjysmëfinalet e kupave evropiane, ku Bajern ka shkuar në finale tre herë (1976, 1987 dhe 2001) kurse Reali vetëm një herë (2000).

Sa i takon takimit të së martës, Bajern Mynih do të ketë në dispozicion Frank Riberi, Mario Gomes dhe Filip Lahm në ndeshjen përballë Real Madrid. Bastian Zhvanshtainger mund jetë pjesë e ekipit ndërsa Daniel Van Byten do të jetë jashtë për shkak të dëmtimit.

Sa i takon Realit, Karim Benzema, Angel Di Maria dhe Kaka mund të jenë pjesë e formacionit të parë pasi në ndeshjen e fundit të La Ligës qëndruar në stol. Ksabi Alonso rikthehet ndërsa Rikardo Karvajo dhe Lasana Diarre mbeten në listën e të dëmtuarve.

Trajneri i Jup Hejnkis shprehet se Murinjo është një trajner shumë i suksesshëm dhe se nuk është e vërtet që ai zhvillon një lojë mbrojtëse. Nuk mund të them se ai është një trajner që luan në mbrojtje. Duhet të jesh e balancuar si ekip në futbollin modern. Ai po thyen një rekord sa i takon shënimit të golave. Mund të them që ai është një nga trajnerët më të mirë në Evropë, ka thënë trajneri i ekipit gjerman.

Nga ana e tij Jose Murinjo është shprehur historia e takimeve nuk ka asnjë kuptim dhe në këtë takim nuk kanë asgjë për të humbur.

Nuk kemi asgjë për të humbur. E vetmja gjë që kemi humbur këtë vit është Kupa e Mbretit. La Liga dhe Liga e Kampionëve nuk janë tonat, kështu që mund ti kemi vetëm nëse fitojmë, tha Murinjo. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›