E Diel, 1 Nëntor 2026

Brazil, revoltohen të burgosurit, marrin peng 100 persona

Burgu i Aracaju, Brazil

Të dënuarit e një burgu në verilindje të Brazilit kanë marrë 100 njerëz peng gjatë një rebelimi. Rreth 400 të burgosur nga Aracaji nisën revoltën gjatë fundjavës.

Ata akuzojnë rojet për keqtrajtim dhe kërkojnë kushte më të mira si edhe respektim të femrave që i vizitojnë. Madje të burgosurit janë gati të ofrojnë një listë të rojeve që sillen keq. Tre nga pengjet janë roje të burgut ndërsa pjesa tjetër janë të afërm të të burgosurve, thotë policia.

Fillimisht u morën peng rreth 130 persona por 28 prej tyre u liruan në hënën në mëngjes. Nuk ka raportim për të vdekur apo për të dëmtuar.

Një zyrtar i policisë lokale ka bërë të ditur për AFP-në se autoritetet kanë refuzuar kërkesat e të burgosurve dhe negociatat kanë hyrë në rrugë pa krye. Më shumë se 150 oficerë policie janë dërguar në vendngjarje.

Rebelimet janë kthyer në problem madhor në burgjet e Brazilit. Burgu i Aracaju u ndërtua për të pritur 2 mijë të burgosur por aktualisht aty janë afërsisht 4 mijë persona. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›