Milan rikthehet ne krye te serise A

Milan eshte rikthyer ne krye te renditjes te Serise A pasi ka mundur me rezultatin 3-1 Palermon ne nje ndeshje aspak te lehte. Skuadra e drejtuar nga Masimiliano Alegri do te kontrollonte minutat e para te takimit dhe do te kalonte shume shpejt ne avantazh me Pato ne minuten e 19-te nderkohe qe do te rrezikonte edhe vone te dyfishonte rezultatin por pa arritur ta bente kete.
Palermo do te kthehej ne loje ne pjesen e dyte dhe do te barazonte shifrat me Bacinovic ne minuten e 63-te. Gjithsesi shpresat e Palermos per te dale me pike nga kjo sfide do te sfumoheshin pas dhjete minutash kur Ibrahimovic do te kthente ne gol nje 11 metersh te fituar nga Ambrozini dhe me pas do te shuheshin perfundimisht me golin e trete te Milanit qe do te shenohej nga Robinjo shtate minuta nga fundi i ndeshjes.
Pas ketij suksesi Milani eshte ngjitur ne vendin e pare te renditjes me 23 pike nje me shume se Lacio e cila eshte mundur 1-0 ne fushen e Cezenes. Nje gol i Parolas ne fundin e takimit i ka kushtuar humbjen e dyte radhazi skuadres laciale e cila eshte detyruar te leshoje kreun e renditjes.
Nje hap tjeter fals kane regjistruar Inter dhe Juventus qe nuk kane shkuar me shume se barazimi 1-1 perkatesisht ne fushen e Leces dhe Breshias. Ky eshte brazimi i dyte radhazi per skuadren e Rafael Benitez qe vazhdon te konfirmoje problemet e saj ne prag te derbit kunder Milanit qe do te zhvillohet te dielen ne mbremje.
Nertan Prifti