Ferrari pergatitet per feste mega-ekran ne Maranelo
Me rastin e gares se fundit te Kampionatit Boteror te Formula 1 Cmimit te Madh te Abu Dhabit te dielen do te vendoset nje mega-ekran per tifozet e Ferrarit ne Maranelo ne sheshin Liberta. Piloti i Ferrarit Fernando Alonso i ka te gjitha mundesite per te fituar titullin e kampionit cka do te ishte i treti per spanjollin. Gjate diteve te fundit kemi marre kerkesa nga e gjithe Italia - tha kryetari i bashkise se Maranelos Lucia Barsi. - Eshte nje mundesi e mire qe tu ofrojme te gjithe ferraristeve mundesine per te perjetuar emocione te medha.
Felipe Masa eshte i gatshem per ti dhene nje dore ndihme shokut te tij te skuadres te Ferrari pilotit Fernando Alonso ne garen e fundit te Kampionatit Boteror te Formula 1. Nese do tia dal te coj ne shtepi nje pozicionim te bukur duke jua hequr kete mundesi rivaleve te Fernandos do te isha i dobishem per garen e tij ne kampionat. Ferrari eshte akoma ne lufte per titullin e piloteve me Fernando Alonson ne vendin e pare por qe ende nuk e ka siguruar kampionatin. Ne Cmimin e Madh te Abu Dhabit te programuar per te dielen piloti brazilian i Ferrarit Masa do te kerkoje te ndihmoje shokun e tij Fernando Alonso qe ka tete pike me shume se australiani i Red Bullit Mark Ueberi.
RED BULL
Loja eshte e hapur edhe per Red Bullin e Mateshicit. Skuderia Red Bull kembengul. Asnje urdher nga skuadra edhe ne garen e fundit ne Abu Dhabi. Edhe ne kete gare Ueber dhe Fetel duhet te zihen per fitoren. Te nderhysh midis piloteve nuk ka qene asnjehere hipoteze per ne. Me mire te humbasim ne menyre korrekte - tha pronari i skuadres austriake Dietrich Mateschitz. Me pas ai sulmon skuadren e Maranelos. Bota ka denuar Ferrarin per ate gjest ne Hokkenheim ne jemi quajtur idiote qe vazhdojme te mos sillemi si ata. Gara e Abu Dhabit - tha bosi i skuderise kampione te botes - do te jete shume emocionuese do te kete tension te nivelit te larte. Te dielen do te dime nese do te plotesojme edhe 50 perqindeshin tjeter te objektivit nese do te kemi sukses apo jo - perfundoi Mateschitz.
HEMILTON
Piloti i Meklarenit Ljuis Hemilton refuzoi tu jape fund shpresave te tij te pakte per te fituar titullin e kampionit ne Formula 1 perpara gares se fundit te ketij sezoni. Hemilton ndodhet me 24 pike me pak se lideri i kampionatit Fernando Alonso kur per vendin e pare jane 25 pike ne loje perpara gares se te dieles ne Abu Dhabi. Une e di nga eksperienca ime se kampionati nuk eshte mbyllur derisa ju te kaloni vijen e finishit te xhiros se fundit - tha ai. Do tua bej te sigurt te gjitheve se une jam aty deri ne fund duke pilotuar fort deri ne fund te gares. Ne diten finale te debutimit te tij ne Formula 1 ne vitin 2007 Hemilton u nxor nga gara per titull nga piloti i Ferrarit Kimi Raikonin ne Cmimin e Madh te Brazilit. Nje vit me pas ne te njejten gare anglezi zuri vendin e peste ne garen finale por qe i mjaftoi per te ngritur titullin e pare te kampionit i vetmi qe ka fituar. Kete vit une ndihem pak ndryshe megjithese une jam matematikisht ne gare. Une jam plotesisht i vetedijshem se duke qene 24 pike pas une jo vetem qe kam nevoje per te fituar garen te dielen por dhe te shoh te gjithe liderit e tjere te kampionatit te dalin jashte zones se pikeve - tha 25-vjecari.
BATEN
Cfaredo qe te ndodhe ne kete fundjave ne Abu Dhabi te gjithe e dine se bota e Formula 1 do te kete nje kampion te ri pasi Xhenson Baten doli nga gara per titull pasi perfundoi i pesti ne Brazil. Baten tha se ai tani mund te shkoje ne garen finale me asgje per te humbur dhe se ai do te beje gjithcka per te kenaqur veten. Natyrisht une jam i pakenaqur te isha jashte gares per titull pro isha i kenaqur me garen time pasi ishte plot me kenaqesi dhe jam duke shpresuar ne nje tjeter performance te mire kete fundjave - tha Baten. Vitin e fundit ne Abu Dhabi une pata nje rezultat te madh dhe tani qe nuk kam presionin per te fituar kampionatin une jam gati te bej nje gare te forte. Nga ana tjeter kjo do te jete gara e fundit qe une do ta bej si kampioni i botes ne fuqi.
Shumaker Mos prisni mrekulli ne vitin 2011
Nje nga legjendat e Formula 1 gjermani Majkell Shumaker nuk beri nje sezon te madh ne rikthimin e tij pas tri vitesh mungese ne pistat e kampionatit me te ndjekur te makinave. Piloti i Mercedesit premton per nje sezon ndryshe ne vitin 2011 duke paralajmeruar rivalet e tij. Ne e filluam me makinen tone te re me shpejt se disa ekipe te tjera cka eshte nje avantazh. Por nuk duhet te prisni mrekulli - tha shtate here kampioni i botes per Kleine Zeitung. Ne nuk mund te bejme dy hapa ne te njejten kohe. Shumaker hodhi poshte spekulimet se ai nuk do te vazhdonte ne Formula 1 ne vitin 2001 duke mohuar edhe zerat se ai ishte i deshperuar se rikthimi i tij nuk i siguroi asnje podium deri tani. Nese ai nuk do te perfundoje ne top-3 edhe ne Abu Dhabi viti 2010 do te jete i vetmi sezon i plote ne karrieren e tij ne Formula 1 ne te cilen ai nuk do te shfaqet ne podium. Une nuk kam nevoje per nje podium por sigurisht une do te preferoja te kisha nje - tha Shumakeri.
Shnajder Kam anemi ne fushe dridhesha
Kam anemi por nuk ka ndonje gje e rende. Uesli Shnajder zbuloi detajet e dhimbjeve qe pati te shtunen gjate intervalit te ndeshjes Inter-Breshias. Fantazisti i cili pati disa probleme ne dhomat e zhveshjes nuk u paraqit ne fushe per pjesen e dyte te ndeshjes. Ai shpjegoi dje per gazeten holandeze De Telegraaf motivet e mungeses. Fillova te dridhesha i gjithi drejt fundit te pjeses se pare kisha dhimbje ne cdo pjese te trupit. Bera nje vizite kardiologjike per te kontrolluar presionin. Me pas shkova ne Holande per te bere nje te dyte. Konkluzioni ishte se jam prekur nga anemia dhe trupi im eshte i lodhur. Kisha nevoje per pak pushim por pikerisht tani nuk mund te braktis shoket e mi kemi shume te demtuar ne fushe. Mesfushori i Interit nuk u thirr per ndeshjen e djeshme kunder Leces. Gazeta sportive italiane Corriere dello Sport shkruante se Uesli Shnajder u stervit dje ne Apiano Xhentile me shoket e skuadres te cilet nuk udhetuan drejt Leces. Numri 10 i Interit po pergatitet per derbin e se dieles kunder Milanit. Ne Apiano po punohet edhe per Kambiason. Gjendja e tij do te vleresohet ne ditet e ardhshme. Trajneri Benitez shpreson ta kete ne fushe per derbin.
Interi me liste ne janar Ranokia Afelaj dhe Poli
Trajneri i Interit Rafa Benitez ndodhet ne muajin me delikat gjate eksperiences se tij te Interi. Te demtuarit jane te shumte dhe keto kane reflektuar edhe ne rezultate. Trajneri spanjoll e ka bere publike se kerkon perforcime ne merkaton e janarit nderkohe qe ne muajin dhjetor skuadra e tij do te luaje ne Boterorin e Klubeve. Perpara se te fluturoje ne Abu Dhabi jane akoma edhe 4 ndeshje kampionati dhe 2 ne Ligen e Kampioneve te cilat duhen perballuar ne menyren me te mire me objektivin per te kapur vendin e pare ne Serine A dhe fitimin e nje vendi ne raundin e pare me kualifikim direkt ne Ligen e Kampioneve. Zerat ne lidhje me nje zevendesim ne bankine nuk i interesojne aspak Benitezit. Rafa mendon te punoje dhe pret janarin kur Morati dhe Branka i kane dhene garanci per te nderhyre ne merkato jo vetem per te mbushur vendet e lena bosh nga demtimet pro dhe per te perforcuar repartet e tjera. Ne mbrojtje ne fokus eshte Ranokia e Xhenoas por vemendja eshte edhe te Gabriel Milito i Barcelones Demikelis i Bajernit Viktor Ruiz i Espajolit por dhe Antoneli i Parmes. Ne sulm ne pole jane Afelaji i PSV Eindhovenit me Kajtin si alternative nderkohe qe ne mesfushe syte jane drejt Lukas Pecinit te Liverpulit Polit te Sampdorias dhe Inlerit te Udinezes.
11 Nentor 2010