E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja me thike 2 vjet pezullim per delvinjotet

TIRANE- Komisioni i Disiplines ka pezulluar per dy vjet dhe gjobitur me 60 mije leke dy futbollistet e klubit Delvina Rigels Cafa dhe Markelian Alimani te cilet plagosen me thike lojtarin e Himares Emanuel ne ndeshjen e se dieles. Vendimi i sotem i KDS-se ka qene teper i ashper per dy lojtaret e klubit te kategorise se dyte autore te nje gjesti te paprecedent ne fushat e futbollit. Pas perfundimit te ndeshjes ata kane goditur barbarisht futbollistin nigerian qe luan me Himaren Emanuel Ezerioha. Ndaj tij jane perdorur edhe thika gje qe i ka shkaktuar shenja te shumta ne trup. Ne fakt pervec denimit sportiv dy lojtaret e Delvines jane denoncuar edhe ne Prokurori dhe ndaj tyre ka nisur tashme procedimi penal per plagosje. Nderkohe denimit nuk i ka shpetuar as klubi Delvina. Per deshtim ne permbushjen e pergjegjesive per organizimin e ndeshjes dhe dhune te ushtruar ndaj lojtareve kundershtare ajo eshte denuar me zhvillimin e tre ndeshjeve pa tifoze humbjen 3-0 ne tavoline dhe 200 mije leke gjobe. Vendimi ka ardhur per shkak se ndeshja eshte fituar nga vendasit pikerisht per shkak te dhunes se ushtruar ne fushe ndaj futbollisteve miq. Ngjarjet ne Delvine ishin nga me te rendat ne javen qe lame pas duke qene se nje futbollist perfundoi ne spital i goditur me thika ne dhomat e zhveshjes. Gjithcka ndodhi aty eshte shenuar edhe ne raportin e vezhguesit e te delegatit keshtu qe erdhi edhe vendimi i djeshem.
Ristovski
Nje jave me pare Federata e fali duke e lene gjithcka ne harrese. Borce Ristovski futbollisti maqedonas i Skenderbeut shau rende presidentin e Lacit Pashk Laska duke bere qe ky i fundit ta godiste me grusht ne ndeshjen e 6 nentorit mes Lacit e Skenderbeut. Kjo u shkruajt ne raportin e delegatit dhe FSHF denoi kreun e klubit lacian. Por u la ne harrese Ristovski njeriu qe provokoi nje sjellje te dhunshme. Per cudi FSHF e ka denuar vetem sot maqedonasin duke e pezulluar per nje ndeshje dhe duke e gjobitur per 100 mije leke. Nje vendim i tille mbetet cudi me vete duke qene se raporti i shkruar i delegatit Astrit Maci ishte ne zyren e Sektorit te Garave qe nje jave me pare.
DEumlNIMET
Ne vendimin e sotem te Komisionit te Disiplines nuk mungon as nje pezullim prej 2 ndeshjesh dhe 100 mije leke gjobe ndaj zyrtarit te Elbasanit Oltion Osmani. Po ashtu klubi i Lushnjes eshte denuar me 150 mije leke gjobe per hedhje te sendeve te forta ne fushe ne fundjaven qe lame pas. Nje tjeter denim i KDS-se eshte ai per zyrtarin e Gramshit Gentjan Stojku i cili eshte pezulluar per dy ndeshje per shkak te sjelljes ofenduese ndaj gjyqtarit te ndeshjes. Po ashtu klubi i Kategorise se Dyte Iliria per shkak te futjes ne fushe te nje personi qe ka goditur arbitrin eshte denuar me zhvillimin e 2 ndeshjeve pa tifoze.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›