E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni: “Gjithçka e mundur”

ASA (Albania Sport Agency) - Gjashtë vjet pas fitimit të trofeut të fundit në Ligën e Kampioneve, Bajerni i Munihut dëshiron të jetë pjesë e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve. Dhe kurrsesi nuk e fsheh ëndrrën. "Nëse do të ishe në gjysmëfinale, gjithcka do të ishte e mundur", - theksoi manaxheri i Bajernit, Uli Henës, përpara ndeshjes së kthimit kundër Milanit. Pas barazimit 2-2 në Milano, te Bajerni besojnë se skuadra bavareze i ka të gjitha mundësitë për t'u kualifikuarn në finalen e tretë të Ligës së Kampioneve, pas atyre të viteve 1999 dhe 2001. "Do të jetë një ndeshje si një thikë me dy presa, por ne kemi mundësitë më të mira", thotë trajneri i Bajernit, Otmar Hitzfeld.
TV, direkt në 50 vendet
Bajern - Milan, takimi i kthimit për cerekfinalet e Ligës së Kampioneve, do të transmetohet direkt në 50 vende në gjithë botën. Zëdhënësi i shtypit të Bajernit të Munihut, Markus Hoervik, pohoi se do të jenë në total 755 përfaqësues të medias, gazetarë dhe fotografë të akredituar në "Alianz Arena", 200 më shumë se në krahasim me ndeshjen Bajern – Reali i Madridit, e luajtur në të tetat e finaleve. Të 66.000 biletat në dispozicion janë shitur prej kohësh dhe tifozeria kuqebardhë e Bajernit, pret vetëm kualifikimin, ashtu sic bënë edhe me rivalët e mëdhënj spanjollë, Realin e Madridit. "Unë shpresoj se do t'ia arrijmë , pasi ne praktikisht luajmë 12 kundër 11", thotë Van Bomel për Agjencinë gjermane, Dpa.

LIGA E KAMPIONEVE, CEREKFINALET

E martë, 10 prill, ora 20:45

Mancester Junaitid - Roma 7-1 (1-2)
Valencia – Celsi 1-2(1-1)
Kualifikohen: Mancester, Celsi

E mërkurë, 11 prill, ora 20:45

Bajern Munih – Milan (2-2)
Liverpul – PSV (3-0)
Kualifikohen: Mancester, Celsi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›