Fatmir Vata: “Unë jam viktimë e trajnerit

ASA (Albania Sport Agency) - "Unë jam viktimë e ndërrimit të trajnerëve". Kjo është deklarata e bujshme e Fatmir Vatës pas mosaktivizimit të tij në ndeshjen e fundit të Arminas me Hertën e Berlinit (1-1), ku shqiptari nuk ishte as pjesë e delegacionit që udhetoi në Berlin për ndeshjen e javës së 28-të të Bundesligës gjermane. Mesfushori shqiptar një nga futbollistër veteranë të Arminia Bielefeld, e ndien veten viktëmë të filozofisë së trajnerit të ri të tij, Erst Midendrop. Moskaktivizimi i 35-vjecarit është konsideruar si një problem nga ana tij dhe, Vata së pari, e ka dhënë alarmin e tij në një nga mediumet më prestigjiozë sportivë gjermane "Kicker".
Vata ka qenë shpesh herë në formacionin startues kur në drejtimin e Arminias ishte trajenri Gaidek, por tashmë shqiptari e ka humbur rëndësinë e tij, dhe Vata dëshiron të sqarojë dhe pozicionin e ri të tij, teksa dhe Midendrop, e ka refuzuar shpesh herë një bisedë kokë më kokë me një nga emblemat e Arminias. "Unë nuk ka, aspak dëshirë të flas për Vatën", - thotë Midendrop i cituar nga "kicker.de". Por, Vata mendon ndryshe: "Unë jam më i lojtari më i moshuar këtu. Kjo nuk tregon aspak respekt. Ai duhet të më japë mua pesë minuta kohë dhe të më thohë se cfarë do të bëjë me mua. Nëse ai e planfikon ekipin pa mua, kjo do të ishte një cështje e zgjidhur. Por, unë i kam merituar ato pesë mminuta kohë", ngre zërin Vata, i cili pak kohë më parë ripërtëriti kontratën deri në vitin 2008. "Unë nuk dua të sjell asnjë shqetësim, por më duhet ta ngre si problem këtë", - përfundon ai.
Të njëjtën gjë e ka bërë dhe edhe 24-vjecari Masmanidis, i cili ndihet i përjashtuar nga trajneri i Arminias.