Ardian Nuhiu: “S’kam harruar të luaj futboll”

Nga Shkupi, Reshat IBRAHIMI
Futbollisti i Dinamos nga Tirana, Ardian Nuhiu nuk e ka dhënë maksimumin e duhur në fanellën e skuadrës nga kryeqyteti shqiptarë. Por edhe vet Nuhiu ka pritur të jap shumë më shumë për skuadrën blu, megjithatë mosaktivizimi i tij nga ana e trajnerit Redi Jupi ka bërë që sulmuesi shqiptarë nga Maqedonia të mos e japë kontributin e tij që është pritur. Madje habit fakti se si për ish-reprezentuesin e Kombëtares së Maqedonisë, të mos ketë vend në përbërjen e parë të Dinamos. "Nuk e di. Dicka nuk është duke na shkuar mbarë. Kam pritur të aktivizohem në cdo ndeshje, por trajneri është ai që vendos. Kam luajtur në të gjitha takimet, megjithatë nuk isha titullar dhe natyrishtë se kjo më ka shqetësuar shumë. Ju them se s'kam harruar të luaj futboll. Gjatë fazës përgatitore unë isha i përgatitur shumë mirë dhe pritja që të jem startues në formacionin bazë të ekipit, por trajneri nuk ma dha besimin. Në disa paraqitje të mia në ndeshjet miqësore kam shënuar edhe gola, ndërsa tani në kampionat ende nuk e kam bërë sefte", është shprehur përmes celularit sulmuesi Ardian Nuhiu. Ai thotë se as klubit të tij Dinamo nuk po i bëjnë punët në këtë edicion, edhe pse ambiciet ishin plasmani në garat e Kupës UEFA. "Është e vërtetë se as Dinamo nuk po ka fat në këtë sezon. Nuk e di cka po ndodh. Në renditjen tabelare jemi pozicionuar në vend të shtatë, pa gjasa për të synuar ndonjë vend që con në garat evropiane, por edhe pa ndonjë rrezik për të rënë nga kategoria. Deri në fund të kampionatit do të luajmë vetëm sa për t'i përfunduar këto shtatë javë që kanë mbetur, dhe pastaj do të shohim", tha ai, në bisedën telefonike për gazetën "Koha'. Ndërkohë në qershor të këtij viti, Nuhiut i përfundon kontrata me blutë, ndërsa ai thotë se askush nga drejtuesit nuk ka biseduar për të ardhmen e tij te Dinamo. Sipas Nuhiut dy skuadra të njohura të Super Ligës së Shqipërisë kanë shprehur interesimin për shërbimet e tij. "Po, në qershor më përfundon kontrata me Dinamon dhe tani për tani askush nga klubi nuk më është paraqitur, për të biseduar me mua. Ndërkohë janë dy ekipe të mirënjohura të kampionatit shqiptarë që kanë shprehur dëshirën të më kenë në radhët e tyre. Pas qershorit do të vendosi", përfundoi Ardian Nuhiu.