E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajerni do Vuçiniçin dhe ofron Luka Tonin

Gjermani

Bajerni i Mynihut shpreson që rreth çështjes së shitjes së Luka Tonit në Romë, të përfshihet edhe Vuçiniç. “Corriere dello Sport” ka kuptuar se Roma është në bisedime rreth transferimit të plotë të Tonit. Gjigantët gjermanë presin që të shesin Riberinë gjatë verës dhe janë duke kërkuar zëvendësin e francezit. Bajerni është i gatshëm që të ofrojë Tonin dhe 20-25 milionë euro për të marrë shërbimet e Vuçiniç. Ndërsa në anën tjetër, Roma kërkon që gjatë çdo vere të shesë një nga yjet e saj, me qëllim që të rrisë buxhetin dhe t’i forcojë pozitat e tjera të skuadrës.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›