Shqetëson mbijetesa, Gramozi i pashpresë
Përfundimi i ndeshjeve të javës së 26-të të Kategorisë Superiore mban të ndezur më shumë se kurrë luftën për të shpëtimin nga rënia në Kategorinë e Parë. Janë plot shtatë ekipe, të cilët do të duhet të mendojnë të jenë të përqendruar në këtë front, për të shmangur zonën e ftohtë të klasifikimit, ku duhen edhe 7 ndeshje deri në mbylljen përfundimtarë të kampionatit. Gramozi, në kuotën e 22 pikëve pas 26 javëve, duket se është i pashpresë për të rikuperuar situatën, mbështetur edhe në kalendarin jo fort të favorshëm të tyre në takimet e mbetura. Ndërkohë që në këtë valle përshihen gjashtë ekipet e tjera, që nga Vllaznia e vendit të gjashtë (në kuotën e 36 pikëve) deri te Kastrioti i vendit të 11 (në kuotën e 30 pikëve). Diferenca mes tyre është vetëm 6 pikë, ndërkohë që ndërmjet tyre, të rrezikuar janë edhe Flamurtari e Skënderbeu (33 pikë), Teuta (32) dhe Apolonia (31). Mbeten edhe 7 javë deri në fund, ndërkohë që rikonfirmojmë se një kategori më poshtë bien dy skuadrat e renditura të fundit, ndërsa dy të tjerat të pozicionuara më lart do të ndeshen me vendin e tretë dhe të katërt të Kategorisë së Parë.
#