F.1 ndryshon sërish në Botërorin 2011
Risitë
Në Sepang, Federata Ndërkombëtare dhe drejtuesit e skuadrave po punojnë për planifikimin e së ardhmes së afërt të Formula 1. Tri janë pikat ku kërkohet ndërhyrje: gomat, pasqyrat dhe spektakli. “Brixhston” do të largohet në vitin 2011, ndërsa “Mishlen” është shprehur e gatshme të rikthehet, por jo si furnizuese e vetme. FIA ka vendosur që prej garës së Spanjës (më 9 maj), nuk do të lejohen më pasqyra jashtë trupit të makinës, ndërsa po studiohet rikthimi i sistemit “Kers”, për t’i ndihmuar pilotët gjatë parakalimeve.
#