E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni e bën rrugë, sërish fitore në fund

MYNIH- Sërish një fitore në minutat e fundit dhe sërish me autor goli Daniel Van Bujten për Bajernin e Mynihut. Ashtu siç ka ndodhur shpesh në javët e fundit, bavarezët e Van Gal fituan 2-1 ndaj Eintrahtit të Frankfurtit, në një sfidë tepër të vuajtur. Miqtë shënuan në minutën e 60-të me anë të Mejer, ndërsa 9 minuta më vonë Arjen Roben barazoi shifrat. Goli i fitores u shënua 2 minuta para përfundimit nga belgu Van Bujten. Bajerni i afrohet me 4 pikë kreut që mbahet nga Leverkusen. Në takimet e tjera spikat fitorja 3-0 e Hofenhaimit ndaj Nurembergut, ndërsa me të njëjtin rezultat Mainci mposhti Fraiburgun. Fitore 1-0 për Hanoverin në shtëpi kundër Shtutgartit, ndërsa sfida mes Borusia Mënshengladbah dhe Këlnit përfundoi në barazim pa gola.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›