E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi rimerr kreun në kampionatin anglez

LONDER- Pas një disfate 2-1 në fushën e Aston Vilës, Çelsi i Ançelotit është rikthyer te fitorja, duke shkatërruar 5-0 Blekbërnin. Në “Stemford Brixh” blutë e Londrës kanë dhuruar spektakël për të pranishmit, duke rimarrë sërish kreun e Premier Ligës në pritje të ndeshjes së Mançesterit ditën e sotme. Në pjesën e parë ishte Givet ai që shënoi në portën e tij, duke kaluar vendasit në avantazh, por në të dytën erdhën edhe 4 gola të tjerë. Dy herë Lampard, Esien dhe Drogba, mbyllën llogaritë me këtë ndeshje. Ndërkohë, është ndalur Totenhemi, që në fushën e vet është mposhtur 1-0 nga modestët e Stokes. Vendasit kanë qenë të paqartë para portës dhe kjo solli disfatën. Ndërkaq, Aston Vila barazoi 1-1 në fushën e Ulvs, ndërsa Uigan fitoi 3-1 në transfertë ndaj Bërnleit. Fitore 2-1 e Birmingamit ndaj Sandërlendit, ndërsa ndeshja mes Hullit dhe Portsmuthit përfundoi në barazim 0-0.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›