E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali i Madridit shenon gjashte gola

Gjashtë gola dhe spektakël.
Reali i Karlo Ançelotit prezantohet në mënyrën më të mirë në prag të sezonit të ri të kapionatit spanjoll.
Madrilenët mundën 6-0 formacion modest anglez të Bornemuthit në miqësoren e parë që skuadra luan në drejtimin e trajnerit italian.
Përtej kundërshtarit dhe rezultatit, tifozët madrilenë mund të ëndërrojnë që tani se ekipi i tyre do të jetë pretendent për çdo trofe në sezonin e ardhshëm.
Dy gola të idhullit Kristiano Ronaldo, katër të tjerë që mbajnë firmën e Kedira, Higuain, Di Maria dhe lojtarit të ri Kasemiro ishin hapi i parë drejt mbajtjes së premtimit të Ançelotit për një skuadër sulmuese dhe spektakolare.
Debutim më të mirë, trajneri italian nuk mund të kishte shpresuar.
I njëjti diskutim edhe për Iskon. Mesfushori i tranferuar vetëm në merkaton e verës shpërbleu të gjitha pritshmëritë me lojën e tij.
Reali i Madridit do të vazhdojë më tej turin përgatitor, që kulmon me udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku skuadra spanjolle do të zhvillojë edhe katër miqësore të tjera përpara nisjes së sezonit në kampionatin spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›