Murinjo jep 47 milione euro per Uejn Runin
Nga 25 në 40 milionë stërlina.
Kjo është lëvizja e Zhoze Murinjos, pra me një ofertë shumë më të madhe për Mançester Junajtid që të bëjë të mundur marrjen e Uejn Runit.
Bëhet fjalë për plot 47 milionë euro.
Murinjo dëshiron të tregojë se e vlerëson Runin dhe se do seriozisht që ta ketë tek Çelsi, diçka që mund të bëjë efekt.
Portugezi nuk është fshehur në asnjë moment për synimet e tij, ndërsa dëshiron të përforcojë ndjeshëm repartin sulmues, ku ka edhe Torresin apo Lukakun.
Junajtid nuk pranon që Runi është në shitje, por vullneti i lojtarit mund të ndikojë mjaft.
Ndërkaq, “djajtë e kuq” kanë rritur ofertën për Sesk Fabregasin e Barcelonës.
Oferta e re arrin në 30 milionë stërlina, apo rreth 35 milionë euro.
Dejvid Mojes nuk heq dorë nga mesfushori 26-vjeçar i Barcelonës dhe ka shpresë ta marrë.
Mojes shpreson për shkak të problemeve me stolin tek Barça dhe nga shpenzimet e mëdha për marrjen e Nejmarit dhe për kontratën e re të Mesit.
Gjithsesi, Fabregas ka deklaruar se nëse do të kthehet në Angli, këtë do ta bëjë për Arsenalin.