Bajerni i Guardioles prezantohet ne Alianc Arena
Ka qenë një festë e madhe prezantimi i Bajernit të Mynihut para tifozëve të vet.
Në “Alianc Arena” kanë qenë rreth 45 000 spektatorë, nga rreth 69 000 që ka kapacitet stadiumi, pra i mbushur me dy të tretat.
Ndër të parët që u brohoritën ishte Xherdan Shaqiri.
Futbollistët u prezantuan njëri pas tjetrit, përfshi blerjet e reja. Më parë Mario Gëce. Më pas, Tiago Alkantara i ardhur nga Barcelona.
Trajneri Guardiola respektoi futbollistët e tij dhe doli në fund dhe tifozët presin shumë nga ish-trajneri i epokës së artë të Barcelonës.
Bajerni është kampion i Europës dhe kampion i Gjermanisë dhe e nisi shumë mirë sezonin duke fituar Kupën Telekom me sukseset 4-0 ndaj Hamburgut dhe 5-1 ndaj Borusias së Mynshengladbahut në finale.
Bundesliga fillon në mbrëmjen e 9 gushtit kur pikërisht Bajerni pret Mynshengladbahun në “Alianc Arena” në orën 20:30.