E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani pret te niset drejt Greqise

Këto dy ditë pritet të niset drejt Greqisë për vazhdimin e fazës përgatitore.
Partizani vazhdon stërvitjet sa në kodrat e liqenit artificial aq edhe pasdite në fushën e futbollit, por periudha greke do të jetë tepër e rëndësishme.

Shumë lojtarë të rinj kanë ardhur tek të kuqtë, por Lika kërkon edhe të tjerë.

Partizani është rikthyer në Superligë pas 4 sezonesh në nivele më të ulëta. Synimi janë trofetë.

Me 15 tituj kampionë dhe po kaq Kupa të Shqipërisë, ky klub nuk mund të ulë pretendimet. Shpresohet që më e keqja të jetë lënë pas.

Sulmuesi Hyshmeri dhe mesfushori Mitraj, kontrata 2-vjeçare me Partizanin
Tek Partizani kanë ardhur dy lojtarë të rinj si sulmuesi Aldo Mitraj dhe mesfushori Renato Hyshmeri.
Ata kanë firmosur kontrata 2-vjeçare, ndërsa deri tani tek të kuqtë kanë ardhur 11 lojtarë të rinj.
Skuadra ka shumë ndryshime në krahasim me atë që zuri vendin e dytë në Kategorinë e Parë dhe trajneri Lika shpreson të zgjidhë sidomos problemin e sulmit, që e sheh si pikën më të dobët të ekipit.


Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›