E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni i Mynihut, Fan Club në Shqipëri

TIRANE- Në Shqipëri është zyrtarizuar hapja e Fan Club-it të Bajernit të Mynihut, klubit më të madh gjerman.

Organizatorët e këtij Fan Club-i kanë marrë lejen e klubit bavarez, duke sjellë në vendin tonë ngjyrat e tij. Hapja e këtij klubi ndodh për herë të parë në Shqipëri, ndërkohë që anëtarët e tij do të kenë mundësi që të prenotojnë bileta për ndeshjet e Bajernit apo të kenë edhe bluza të stampuara origjinal.

Klubi mundëson edhe takime, marrje autografesh apo foto me lojtarët e Bajernit të Mynihut, ndërkohë që organizimet do të jenë të vazhdueshme. Hapja e Fan Clube-ve është diçka shumë e njohur në Evropë, por në Shqipëri një praktikë vjen për herë të parë, pasi për të jepet leja vetë klubi gjerman.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›